Arbëri

30 emisarë të MPJ të Serbisë në ofensivë kundër Kosovës në UNESCO

Descriptive Text

Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq ka deklaruar sot për “blicin” e Beogradit se Kosova nuk ka vota të mjaftueshme për anëtarësim në UNESCO dhe se shefi i diplomacisë kosovare Behgjet Pacolli mendon se çdo gjë mund të zgjidhet me të holla.

“Ne kemi fituar para dy vjetësh, edhe pse vendet më të fuqishme e kanë përkrahu”, ka thënë Daçiq duke theksuar se 30 emisarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë gjatë periudhës së shkuar kanë lobuar nëpër botë dhe se nuk ka kurrfarë shansi që Kosova të marrë numër të mjaftueshëm të votave, transmeton Koha.net.

Këshilli i Ekzekutiv i UNESCO-s mbahet në tetor Konferenca e Përgjithshme në nëntor. Ata ende s’e kanë paralajmëruar temën dhe gjasat janë vogla që këtë ta bënjë, ka sqaruar Daçiq

“Kanë humbur para dy vjetësh, do të humbasin edhe tani dhe të gjitha herëve tjera”, është kërcënuar Daçiq.