17 vjet të KohaVisionit

17 vjet të KohaVisionit

22 shtator 2017 10:21

Sot bëhen 17 vjet nga fillimi i punës së KohaVisionit.

Më 22 shtator të vitit 2000, në orën 20:00, kishte nisur transmetimin në rrjetin tokësor televizioni nacional, KohaVision.

Botuesi i gazetës Koha Ditore, Veton Surroi, kishte mbledhur dhjetëra gazetarë të rinj në moshë për të realizuar projektin e tij për themelimin e një televizioni alternativ në vend, i cili do të mbështetej kryesisht në shtyllën e informimit.

Për 17 vjet pa ndalur asnjë minutë, gazetarët e KohaVisionit janë vënë në kërkim të lajmit, me qëllimin e vetëm që të informojnë shikuesit, drejt, shpejt dhe saktë.

Programi hapet çdo ditë me transmetimin direkt në orën 7 të mëngjesit, për të përmbyllur me Interaktivin, i cili po ashtu transmetohet në kohë reale me informacionin e fundit.

Ekipet e shumta të KTV-ës shpërndahen gjithandej dhe punojnë me përgjegjësi të madhe, secili në fushën e tij. Derisa në karriget e nxehta të studiove të KTV-së janë ulur shumë figura të njohura të skenës tonë politike, por edhe të fushave të tjera, që për publikun kanë ardhur nëpërmes debateve në Rubikon dhe Interaktiv.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme