Sot bëhen 17 vjet nga fillimi i punës së KohaVisionit.
Më 22 shtator të vitit 2000, në orën 20:00, kishte nisur transmetimin në rrjetin tokësor televizioni nacional, KohaVision.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBotuesi i gazetës Koha Ditore, Veton Surroi, kishte mbledhur dhjetëra gazetarë të rinj në moshë për të realizuar projektin e tij për themelimin e një televizioni alternativ në vend, i cili do të mbështetej kryesisht në shtyllën e informimit.
Për 17 vjet pa ndalur asnjë minutë, gazetarët e KohaVisionit janë vënë në kërkim të lajmit, me qëllimin e vetëm që të informojnë shikuesit, drejt, shpejt dhe saktë.
Programi hapet çdo ditë me transmetimin direkt në orën 7 të mëngjesit, për të përmbyllur me Interaktivin, i cili po ashtu transmetohet në kohë reale me informacionin e fundit.
Ekipet e shumta të KTV-ës shpërndahen gjithandej dhe punojnë me përgjegjësi të madhe, secili në fushën e tij. Derisa në karriget e nxehta të studiove të KTV-së janë ulur shumë figura të njohura të skenës tonë politike, por edhe të fushave të tjera, që për publikun kanë ardhur nëpërmes debateve në Rubikon dhe Interaktiv.