Arbëri

Zeka: Rritja e pagave për sektorin publik dëmton sektorin privat

Pak ditë pas marrjes së pozitës, ministri Bedri Hamza ka premtuar se nga 1 janari do të ketë rritje të pagave për sektorin publik. Ai ka kërkuar edhe nga sektori privat që të rrisë nivelin e pagave. Megjithatë, kjo kërkesë e ministrit, sipas përfaqësuesve të bizneseve, është në kundërshtim me orientimin e vendit për një ekonomi të tregut, shkruan Koha Ditore.

Kreu i Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës, Arian Zeka, ka thënë për gazetën se kjo do të ishte ndërhyrje direkte në politikat e brendshme të kompanive të sektorit privat.

“Oda Amerikane në vazhdimësi ka paralajmëruar se rritja e pagave në sektorin publik do ta bënte sektorin privat më pak atraktiv për punëkërkuesit dhe do të inkurajonte zhvendosjen e fuqisë punëtore nga sektori privat në atë publik”, ka theksuar Zeka. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.