Arbëri

Thaçi-Cerar diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik Kosovë-Slloveni

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një takimi në Nju-Jork me kryeministrin e Sllovenisë, Miro Cerar, ka thënë se institucionet dhe qytetarët e Kosovës i janë falënderues dhe mirënjohës Sllovenisë për ndihmën e jashtëzakonshme në shtet-ndërtimin e Kosovës, forcimin e demokracisë, sigurimin e një të ardhme të sigurt në rrugën euro-atlantike.

Kreu i shtetit e falënderoi kryeministrin Cerar për përkushtimin e tij dhe të qeverisë sllovene për ta mbështetur Kosovën në forcimin e pozitës së saj në arenën globale dhe për anëtarësimin e vendit në organizata të rëndësishme ndërkombëtare.

Në takim u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.