Arbëri

Delawie ofron mbështetjen për të gjitha projektet që rrisin mirëqenien

Descriptive Text

Ministri i Punës dhe Mirëqenies sociale, Skender Reçica, sot priti në një takim njoftues, ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Greg Delawie.

“Ministri Reçica falënderoi ambasadorin Delawie për vizitën dhe në veçanti për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve dhënë Kosovës në rrugën e saj të shtetndërtimit. Ministri Reçica gjithashtu njoftoi Ambasadorin për punët dhe sfidat që e presin në realizimin e planit dhe programit qeverisës në MPMS, duke u shprehur me optimizëm që me punë dhe vullnet do tregohen rezultate të dëshiruara e të pritura nga qytetarët”, thuhet më njoftimin për media.

Ambasadori Delawie, uroi ministrin Reçica për detyrën dhe e siguroi se mbështetja e SHBA-ve nuk do të mungojë, në të gjitha projektet që rrisin kualitetin dhe përmirësojnë mirëqenien e qytetarëve të Kosovës

Image