Arbëri

Kritikohet angazhimi njëmujor i ministrit të Arsimit në garën për kryetar të Prishtinës

Descriptive Text

Emërimi në krye të Ministrisë së Arsimit, Shkencë e Teknologjisë i kandidatit për kryetar të Prishtinës, Shyqri Bytyqi, është kritikuar nga njohësit e arsimit, shkruan sot Koha Ditore.

Ata kanë vlerësuar se gjendja në sektorin e arsimit nuk është aspak e mirë dhe për këtë arsye kreu i Qeverisë është dashur ta caktojë në krye të MASHT-it, një autoritet që do t’i përkushtohej plotësisht detyrës së besuar, e jo dikë që më parë ka përcaktuar synime të tjera.

Shyqri Bytyqi, i cili vjen nga radhët e Nismës për Kosovën ka pranuar zyrtarisht postin e ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), të martën e kaluar, ndërsa vendimi që ai të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës ishte bërë publik më 23 gusht.

(Artikullin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.