Infermierja: Udhëzimet i merrja nga Lutfi Dervishi

Infermierja: Udhëzimet i merrja nga Lutfi Dervishi

21 shtator 2017 06:30

Emërtimet e operacioneve në Klinikën “Medicus”, në të cilat ka asistuar ish-infermierja e kësaj klinike, Shpresa Makolli, ka thënë se nuk i di. Ka treguar vetëm se në fillim udhëzimet i ka marrë nga drejtori i klinikës, Lutfi Dervishi, shkruan sot Koha Ditore.

Makolli ka dëshmuar të enjten në rigjykimin kundër Dervishit dhe të akuzuarit tjetër, Sokol Hajdini, të cilët po përballen me drejtësinë për krim të organizuar, trafikim me qenie njerëzore dhe ushtrim i kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore.

Lutfi Dervishi dhe djali i tij, Arban Dervishi, u patën arratisur vitin e kaluar, duke i ikur vuajtjes së dënimit me burg. I pari është dënuar nga Gjykata e Apelit me 8 vjet burgim, kurse i dyti 7 vjet burgim.

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme