Shoqata e Nefrologëve të Kosovës me disa aktivitete, sot shënon Ditën Botërore të Veshkës.
Aktivitetet do të fillojnë në shkollën fillore “Faik Konica” të Prishtinës duke pasur për qëllim që vetëdijesimi lidhur me rëndësinë dhe rolin e veshkave të fillojë që nga nxënësit, pastaj, në orën 10:00 hapet pika informuese në sheshin “Nena Tereza”- Prishtinë, me ç’rast qytetarëve do t’u shpërndahen fletë-palosje me përmbajtje sensibilizimi për zbulimin e hershëm të sëmundjeve të veshkave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKurse, në orën 13:00, në QKUK mbahen ligjëratat me temën kryesore “Obesiteti dhe Veshka”.