Zonja e Parë e Kosovës takohet në Nju Jork me homologet e saj

Zonja e Parë e Kosovës takohet në Nju Jork me homologet e saj

20 shtator 2017 21:15

Zonja e Parë e Kosovës, Lumnije Thaçi, e cila është duke e shoqëruar presidentin e Republikës së Kosovës në javën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, ka takuar homologe të shumta nga vende të ndryshme të botes në ngjarje të ndryshme që po zhvillohen gjatë kësaj jave, njofton kumtesa presidenciale, transmeton Koha.net .

Ajo, me ftesë të presidentes dhe themelueses së platformës globale “Fashion 4 Development”, Evie Evangelou, ka marrë pjesë në Drekën e Shtatë Zyrtare Vjetore të Zonjave të Para.

Gjatë kësaj ngjarjeje, ajo është takuar me homologe nga Mali i Zi, Turqia, Bullgaria, Mauritania, Tuvalu, Ukraina, Kirgistani e kështu më radhë.

Platforma “Fashion 4 Development” është themeluar në janar të vitit 2011 në mbështetje të Objektivave të Mileniumit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara dhe të lëvizjes globale “Çdo grua, çdo fëmijë”, lëvizje të cilës i priu ish Sekretari i Përgjithshëm i KB, Ban Ki-moon.

Qëllimi i “Fashion 4 Development” është të promovojë ndryshime pozitive shoqërore dhe të shfrytëzojë fuqinë e industrisë së modës dhe bukurisë duke zbatuar strategji kreative për rritje të qëndrueshme ekonomike dhe pavarësi të komuniteteve në mbarë botën, përmes shprehjes së modës.

Në një ceremoni të organizuar nga kjo platformë i janë ndarë çmime grave të cilat kanë kontribuar në fushat e lartpërmendura. Në mesin e të dekoruarave janë edhe supermedolja e famshme botërore dhe themeluesja e “Fashion 4 Relief”, Naomi Campbell, modelja dhe aktorja franceze, Farida Khelfa, etj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme