Komisioni i Kuvendit të Kosovës për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi ka kryer punën e vet.
Sipas ish- kryetarit të Parlamentit, Jakup Krasniqi, kjo çështje duhet të kryhet në Kuvendit e Kosovës.
Ai i jep dy mundësi për zgjidhjen e këtij procesi.
“Ai komision për mua e ka kryer detyrën e vetë dhe nuk e di cka duhet të merremi më me atë komision për faktin se marrëveshja është nënshkruar nga ministri i jashtëm i Kosovës. Kemi shumë pak mundësi. Mendoj që tani institucionet e Kosovës duhet ta ratifikojnë ose mos ta ratifikojnë. Ne jemi mos ta ratifikojmë, Kuvendi m’i thënë. Dhe, vetëm pasi që Kuvendi t’i thotë jo, hapen dy mundësi. Mundësia e parë është që të bisedojmë me Malin e Zi... atëherë cështja të shkoj në Gjykatën e Arbitrazhit”, ka thënë Krasniqi në Rubikon të KTV-së.
-
20 shtator 2017 22:43
-
Shpërndaje në: