Arbëri

NISMA i jep gjashtë muaj Qeverisë Haradinaj

Dyshimet e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi në koalicionin qeverisës po bëhen edhe më të dukshme.

Partnerit të koalicionit, kryeministrit Ramush Haradinaj dhe qeverisë që udhëheq nga ai, Krasniqi i jep gjashtë muaj kohë.

Në një intervistë për Rubikon të KTV-së, ish-kryeparlamentari ka thënë se brenda kësaj periudhe, kjo qeveri ka mjaftueshëm mundësi të tregojë nëse është e aftë të marrë vendime të mëdha dhe të punojë në interes të qytetarëve.

“Po e presim ndryshimin në qeverisje, nëse kjo nuk ndodh ne do ta njoftojmë opinionin për vendimit tonë ose në fund të fundit, më e skashmja, për vendimin tim... Po i japim kësaj qeverie kohën për ta treguar veten ose pastaj seriozisht do ta shikojmë pozicionin tonë në këtë koalicion”, ka thënë Krasniqi.

“Nëse nuk ndryshohet qeverisja, nëse nuk merren vendime të rëndësishme, nëse nuk instalohen njerëz të duhur në vendet e duhura, nëse nuk kryhen obligimet, unë çdo vendim timin që e kam bërë, në çdo mekanizim e kam marrë në interes të qytetarëve.