Arbëri

Thaçi në Nju – Jork takohet me kryeministrin e Kroacisë

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi i cili po qëndron në Nju- Jork në krye të delegacionit të vendit për të ndjekur punimet e Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, sot është takuar me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Pllenkoviçin, transmeton Koha.net.

Në takim siç ka shkruar Thaçi në Facebook, është folur për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.

Ky është postimi i Thaçit:

Gjatë qëndrimit tim në Nju Jork, sot zhvillova një takim pune me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Pllenkoviçin.

Për ne, Kroacia, si anëtare e BE-së dhe NATO-s, është ndër aktorët kryesorë rajonalë dhe është partnere strategjike e Kosovës në përpjekjet e përbashkëta për forcimin e stabilitetit dhe të paqes në rajon.

Kosova ndan me Kroacinë pikëpamje të përbashkëta mbi zhvillimet në rajon, veçanërisht në orientimin euroatlantik dhe në përballjen me sfidat e sigurisë. HTH