KGjK me veprime për integrimin e sistemit gjyqësor në veri

KGjK me veprime për integrimin e sistemit gjyqësor në veri

20 shtator 2017 16:45

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovë, Nehat Idrizi, priti sot ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Gjatë këtij takimi, kryesuesi Idrizi, fillimisht e falënderoi për vizitën në Këshillin Gjyqësor dhe i uroi detyrën e re ministrit Tahiri, njofton kumtesa nga KGjK, transmeton Koha.net.

Idrizi, e informoi ministrin Tahiri për punët e deritashme, objektivat dhe sfidat me të cilat përballet sistemi gjyqësor në vendin tonë, prioritet e KGjK-së, përfshirë integrimin e strukturave në veri të Republikës së Kosovës. Është theksuar se KGjK-ja, po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për përgatitjen e infrastrukturës për Zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, pra deri më 17 tetor 2017.

Tahiri theksoi se është i përkushtuar në ofrimin e përkrahjes dhe ndihmës institucionale në përballimin e sfidave.

‘’Si ministër i drejtësisë ju kam zotuar kryesuesit Idrizi, se do t’ju mbështesë që të gjitha proceset do t’i qojmë së bashku përpara. Do të bëjë përpjekje maksimale në rritjen e buxhetit si nevojë e domosdoshme për sistemin gjyqësor. Sepse rritja e buxhetit për sistemin gjyqësor nuk është shpenzim por investim, për fuqizimin e ligjit të rendit dhe ligjit. Edhe shtrirja në veri të Kosovës tani ka rezultate konkrete, ku Institucionet e Kosovës po arrijnë të shtrinë sovranitetin edhe në këtë pjesë të Kosovës”, tha Tahiri.

Po ashtu, të dy palët u pajtuan që të ardhmen të mbajnë takime të rregullta, me qëllim të rritjes së bashkëpunimin të institucioneve të Kosovës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme