Magjistralja Prishtinë - Pejë ka filluar qe shtatë vjet, nuk dihet kur do të përfundojë

Magjistralja Prishtinë - Pejë ka filluar qe shtatë vjet, nuk dihet kur do të përfundojë

20 shtator 2017 16:42

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka inspektuar sot punimet në zgjerimin e rrugës Prishtinë-Pejë, pjesa në Kijevë, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net .

Me këtë rast ministri Lekaj u njoftua nga afër se si po zhvillohen këto punime, dhe deri ku kanë arritur.

Në prononcimin e tij për media ministri Lekaj tha:“ Sot po e bëjmë inspektimin e punimeve në rrugën Prishtinë- Pejë. Në këtë rrugë janë stërzgjatur punimet, ka 7 vite që ky projekt ka filluar, mirëpo ende nuk dihet se kur do të përfundojë. Vetëm ky segment që do të kishte mundësi të kryhet brenda 30 ditëve, prolongohet tri vite sepse nuk është kryer shpronësimi i një prone“.

Lekaj premtoi se brenda javës do të merret vendimi në Qeveri për ta shpronësuar këtë pronë dhe ky segment do të përfundojë brenda një muaji, për të vazhduar me projektin detaj deri në Zahaq të Pejës.

„Stërzgjatje e zhvillimit të punimeve nuk do të ndodhin më jo vetëm në këtë rrugë por edhe në rrugët tjera, ne do të jemi të saktë, do të japim llogari por edhe do të kërkojmë llogari“ ka premtuar ministri Lekaj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme