Gjenerallejtënant Rama: Kosova synon të jetë pjesë e NATO-s

Gjenerallejtënant Rama: Kosova synon të jetë pjesë e NATO-s

20 shtator 2017 16:23

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka thënë gjatë një takimi me një delegacion të përfaqësuesve të Komitetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Shtëpisë së Lordëve të Britanisë së Madhe, se synojnë që në të ardhmen Kosova të jetë pjesë e NATO-s.

Ai me këtë rast e njoftoi delegacion e Britanisë së Madhe me zhvillimet e përgjithshme të FSK-së, sukseset dhe të arriturat e përgjithshme të FSK-së.

Komandanti i FSK-së, mysafirët i njoftoi edhe me misionin e tanishëm të FSK-së, përgatitjet për transformimin e FSK-së, për vështirësitë nëpër të cilat po kalon ky proces.

Ai foli edhe për shkallën e bashkëpunimit në rajon dhe posaçërisht me vendet fqinje, duke u angazhuar që mos të jemi vetëm konsumues të sigurisë por edhe prodhues të saj.

Rama i njoftoi mysafirët rreth përfaqësimit në nivel të lartë të pjesëtarëve të komuniteteve në kuadër të FSK-së, që aktualisht është 10.5%, integrimin e suksesshëm të pjesëtarëve të komunitetit serb.

Ndërsa, në emër të delegacionit të Lordëve nga Britania e Madhe, Lordi Bruce Grocott, u interesua të dijë më shumë rreth integrimit të pjesëtarëve të komuniteteve në kuadër të FSK-së.

Delegacioni i Lordëve nga Britania e Madhe u ndanë të kënaqur me pritjen dhe me arritjet e përgjithshme të FSK-së, sidomos me përfshirjen dhe në integrimin e pjesëtarëve të komuniteteve pakicë në FSK.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme