Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sefaj priti në takim përfaqësuesit e UNOPS-it

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve(UNOPS), të kryesuar nga udhëheqësi i zyrës, Brendan Keirnan.

Në këtë takim u diskutua ecuria e zhvillimit të punimeve të tre pikave të përbashkëta kufitare me Serbinë në Merdare, Mutivodë dhe Bernjak, në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sefaj u njoftua për planet, progresin dhe sfidat në realizimin e këtij projekti që ka një rëndësi të madhe sa i përket lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave.

Sefaj i falënderoi për punët që janë realizuar dhe siguroi se të gjitha sfidat e identifikuara do të trajtohen me prioritet në mënyrë që punimet të përfundojnë sa më shpejtë në tre pikë kalimet kufitare, në mënyrë që qytetarëve tu ju lehtësohet lëvizja e lirë.