Arbëri

Çifti Thaçi takohet me çiftin Trump

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përkrah bashkëshortes së tij, ka takuar presidentin amerikan Donald Trump dhe zonjën e parë, Melania Trump.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka shkruar se së bashku me bashkëshorten ka falënderuar çiftin Trump për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën.

“Presidenti Trump na rikonfirmoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën në rrugëtimin euroatlantik”.