Arbëri

Shefi i UNMIK-ut bën thirrje për fushatë zgjedhore lokale të qetë dhe pa frikësime e kërcënime

Foto: Arkiv

Në prag të fillimit të fushatës për zgjedhje lokale në Kosovë, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm, Zahir Tanin, thekson rëndësinë e mundësisë për të gjithë popullin dhe komunitetet të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në mënyrë demokratike dhe transparente.

Ai bën thirrje për veprime të përgjegjshme nga të gjithë udhëheqësit dhe partitë politike për të siguruar një fushatë të lirë prej frikësimeve dhe kërcënimeve, duke ju mundësuar votuesve të ushtrojnë lirshëm të drejtat e tyre.