Arbëri

Mospajtime ndërmjet kishës e pushtetit serb për dialogun mbi Kosovën

Descriptive Text

Po dalin në pah mospajtimet e para ndërmjet Kishës Ortodokse serbe dhe pushteti të Serbisë për të ashtuquajturin dialog i brendshëm për Kosovën, transmeton Koha.net.

Kështu, ipeshkvi Irinej ka deklaruar se dialogu për Kosovën nuk bën të jetë monopol i pushtetit, pasi, ka thënë ai, biseda në këtë rast do të shndërrohej në dëgjueshmëri me tundje pohimi koke.

"Në këtë mënyrë, pushteti ynë nga niveli i përfaqësuesve të popullit të zgjedhur lirshëm dhe nga nëpunësit besnikë të shtetit serb do të binte në nivelin e partitokratit të thjeshtë e të regjimit të njëmendësisë”, ka thënë Irinej për ”veçernje novosti” duke reaguar kështu në deklaratën e nënkryetares së Qeverisë Zorana Mihajloviq e cila kishte thënë se pret që Kisha Ortodokse serbe të mos bëjë presion ndaj kryetarit Vuçiq para fillimit të bisedave për Kosovën.

Mihajloviq kishte theksuar se pret që KOS të jetë partner i mirë dhe se “Serbisë i duhet një politikë e re që ka për qëllim jetën më të mirë të bashkëkombëtarëve në Kosovë, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e fetare serbe, ruajtjen e interesave ekonomike dhe pajtimin me popullin shqiptar”.

Më herët patriarku i KOS-it Irinej kishte deklaruar se Vuçiqi për Kosovën mendon sikur populli dhe kisha.