Prokuroria po heton edhe tri kompani që prodhojnë gazin oksidol Foto: Ilustrim

Prokuroria po heton edhe tri kompani që prodhojnë gazin oksidol

20 shtator 2017 06:45

Prokuroria e Shtetit, përveç kompanisë “Bubeari Komerc”, e cila dyshohet se ka prodhuar gazin oksidol (N2O) të palicencuar në Kosovë, është duke hetuar edhe tri kompani të tjera, shkruan sot Koha Ditore.

Këto informata, sipas zëdhënësit, Ekrem Lutfiu, Prokuroria i ka siguruar nga pronari i kompanisë “Bubeari Komerc”, Naser Guri.

Ky i fundit nuk ka pranuar të tregojë emrat e kompanive, ndërkohë që në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), kanë thënë se e kanë ndërprerë furnizimin me këtë gaz në të gjitha institucionet shëndetësore, deri në daljen e rezultateve nga procesi i hetimeve. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme