Në Krumë zhvarroset një viktimë e paidentifikuar e luftës në Kosovë Foto: Ilustrim

Në Krumë zhvarroset një viktimë e paidentifikuar e luftës në Kosovë

20 shtator 2017 06:30

Kukës, 19 shtator - Zhvarroset pas 18 vjetësh një viktimë e paidentifikuar e luftës në Kosovë. Zhvarrimi është kryer të hënën paradite në fshatin Domaj të Bashkisë së Krumës, në zonën e Hasit në Shqipëri.

Në procesin e zhvarrimit kanë marrë pjesë një ekip nga Prishtina në përbërje të të cilit kanë qenë përfaqësues të EULEX-it dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore i Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Zhvarrimi është bërë nën mbikëqyrjen e prokurores së krimeve të luftës në Kosovë, Drita Hajdari. Në këtë proces ka asistuar edhe kryeprokurorja pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Kukësit, Rita Gjati. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme