Kadriu: Ne nuk kemi ide se në duar të kujt kemi qenë

19 shtator 2017 21:11

Publikimi i librit “Misioni rus” i mundësoi shkrimtarit Ibrahim Kadriu të pranojë shumë shembuj të tjerë të cilët nuk i kishte ditur më herët.

“Kjo ka qenë dukuri aq e përhapur sa ne nuk kemi ide se në duar të kujt kemi qenë”, shpjegon Kadriu për misionarët të cilët atë kohë ushtronin rolin e imamit në xhamitë e Kosovës.

“Është lajmëruar njeriu prej Bullgarisë që ka thënë, unë kam qenë hoxhë në Kosovë, ai bullgar dhe hoxhë. Janë lajmëruar një grup, kanë shkuar sindikalistë, në vitet e 70-a, kanë shkuar në Rusi e tash po më tregojnë. Atje në Leningrad atëherë dhe i kanë dëgjuar të flasin shqip, ju kanë afruar dhe i kanë thënë, po folni shqip, prej kah jeni? Prej Kosovës i thonë ata, prej cilit vend edhe këta të Istogut, bash në Istog i thotë kam qenë imam”, ka thënë ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Fisnik 20/09/2017 12:27

Çdo person që përhap propagandë shkombëtarizuese është "rus".

I zgjuari20/09/2017 12:27

Plot Kosoven Prifta nga gjithë Bota e keni. Plot Prishtina Misionar te Vatikanit, Deshmitaret e Jehoves e shumë te tjerë.

Shto koment

Të ngjashme