Presidenti Thaçi takoi mbretin Abdullah II të Jordanisë

Presidenti Thaçi takoi mbretin Abdullah II të Jordanisë

19 shtator 2017 20:41

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në Nju –Jork është takuar me Mbretin Abdullah II të Jordanisë, njofton kumtesa presidenciale, transmeton Koha.net.

Thaçi, me këtë rast, i shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, i shprehu mirënjohjen Jordanisë për mbështetjen e vazhdueshme për integrimin e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare dhe për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale.

“Kosova është e interesuar për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe të shkëmbimeve tregtare me Jordaninë. Për këtë, propozojmë organizimin e një forumi ekonomik vjetor, që do të ishte një mundësi e mirë për bizneset e dy vendeve që të fillojnë kontaktet dhe të fuqizojnë këtë bashkëpunim”, ka thënë presidenti Thaçi gjatë takimit.

Ai theksoi se mbështetja e Jordanisë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare është shumë e rëndësishme.

Në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin në luftimin e terrorizmit, forcimit të bashkëpunimit në nivel të agjencive të inteligjencës dhe mes forcave të sigurisë për të shkëmbyer përvojat dhe informatat në luftën kundër terrorizmit.

Tutje u tha se Kosova dhe Jordania janë dy shembuj të shkëlqyeshëm të harmonisë fetare dhe të promovimit të dialogut ndërfetar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme