Sundimi i ligjit është prioritet kryesor i Qeverisë së Kosovës i përfshirë në programin e saj qeverisës, raporton KTV.
Luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, qeveria synon ta bëjë nëpërmjet krijimit të një mekanizmi të ri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Objektiv i qeverisë sime është që në mandatin katërvjeçar të korruptuarit dhe rrjetet kriminale të ballafaqohen me fuqinë e shtetit ligjor. Ne do ta ndryshojmë dhe avancojmë kornizën ligjore në fushën penale dhe do të zhvillojmë rishikimin e plotë dhe funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit. Në këtë kuadër, Kosova të themelojë Byronë Nacionale të Hetimeve dhe do të ndërtohet procesi i ri i verifikimit të sigurisë (vetingut), porse shumë më përmbajtjesor dhe të plotë në krahasim me atë të vitit 2009.” Betim Musliu, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, e sheh si hap pozitiv këtë nismë të qeverisë, ndonëse thotë se kanë propozuar edhe më herët për krijimin e një Prokurorie dhe Gjykatë Speciale për Luftimin e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Burim Ramadani, nga Qendra Kërkimore për Politikat e Sigurisë, e sheh të domosdoshme krijimin e Byrosë Nacionale të Hetimeve, e cila do të merrej veçanërisht me luftimin e nivelit të lartë të korrupsionit në vend. Përmes programit qeverisës, qeveria zotohet se pasuria e fituar në aktivitetet kundërligjore do t’i kthehet të mirës publike dhe zvogëlimin e lëndëve të pazgjidhura.