Haradinaj iu thotë bashkëpartiakëve se do të jetë kryeministër i të gjithë qytetarëve

Haradinaj iu thotë bashkëpartiakëve se do të jetë kryeministër i të gjithë qytetarëve

19 shtator 2017 20:20

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në një takim miqësor udhëheqjen e AAK-së, dega në Pejë, në prag të nisjes së fushatës parazgjedhore për zgjedhjet lokale të 22 tetorit të këtij viti.

Ai me këtë rast porositi bashkëpartiakët e tij për një fushatë të civilizuar e demokratike dhe për një garë fer dhe angazhim që do të jetë vetëm në funksion të qytetarëve të Pejës.

Kryeministri falënderoi aktivistët e partisë së tij për përkrahjen dhe u zotua se do të jetë kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim etnie, rajoni, partie apo besimi e ideologjie.

Ndërsa, udhëheqja e degës së AAK-së në Pejë e uruan Ramush Haradinajn për postin e të parit të Qeverisë së vendit, duke i ofruar mbështetje të pa rezervë në të gjitha planet për një qeverisje të mirë, transparente dhe llogaridhënëse.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme