Reagimet kundër statusit të Korenicës për Izraelin

19 shtator 2017 19:07

Visar Korenica, kandidati për kryetar të Rahovecit nga Vetëvendosje, ka thënë se statusi i tij në facebook kundër shtetit të Izraelit është keqkuptuar, raporton KTV.

Në Interaktiv, ai ka sqaruar se nuk ka thënë që Izraeli duhet zhdukur, por pushteti i atij vendi.

Korenica ka thënë se edhe Vetëvendosje e mbron të drejtën e palestinezëve për të ekzistuar si shtet, megjithëse deklaratën për Izraelin ky thotë se e ka publikuar para se të anëtarësohej në këtë parti.

E, pas shumë reagimeve, edhe kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, është distancuar nga këto deklarata dhe ka mohuar që ato përputhen me politikat e partisë.

Megjithëkëtë, deklaratat e kandidatit të Vetëvendosjes nuk i kanë shpëtuar presidentit Thaçi, i cili tha se i ka përcjellë me shqetësim.

“Deklarata të tilla janë thellësisht ofenduese dhe të papranueshme. Shteti i Izraelit dhe populli hebraik e kanë mbështetur Kosovën në të gjitha periudhat. Ftoj të gjitha institucionet, partitë politike dhe shoqërinë civile që të distancohen nga gjuha e urrejtjes ndaj popujve dhe shteteve të tjera.

Një gjuhë e tillë është kundër kulturës dhe traditës sonë”, ka shkruar Thaçi.Vetëvendosje gjatë muajit të Ramazanit ishte distancuar edhe nga deklaratat e asamblistit saj, Sadri Ramabaja, i cili kundërshtuar një iftar të shtruar në qytetin e Kamenicës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Faik mehmeti20/09/2017 12:29

O njerze o shume te vogel jemi mu marr me kete teme ju lutem merruni me vetveten se askund sjemi e te behemi pasi si populle i menqur sjemi bile te behemi populle me vullnet te mir

Shto koment

Të ngjashme