Arbëri

Hungaria vazhdon mbështetjen për Kosovën

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot ambasadorin e Republikës e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, njofton kumtesa qeveritare, transmeton Koha.net.

Haradinaj e falënderoi ambasadorin Markusz për urimin që ka marrë nga kryeministri i Hungarisë, me theks të veçantë se pikërisht ky ishte urimi i parë i një kryeministri nga vendet e BE-së, pas zgjedhjes në krye të Qeverisë së Kosovës.

Gjatë takimit, Haradinaj tha se Hungaria ka qenë zë i fuqishëm për një Kosovë europiane dhe u zotua për intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike dhe shkëmbimin e përvojave në fusha tjera ndërmjet dy shteteve.

Po ashtu, kryeministri e njoftoi ambasadorin Markusz për ditët e para të punës në Qeveri, për prioritetet dhe orientimet qeverisëse.

Ambasadori i Hungarisë, Laszlo Markusz, përgëzoi kryeministrin për energjinë e re të sjellë në praktikën qeverisëse, duke ofruar mbështetjen e Hungarisë, sidomos në perspektivën europiane të Kosovë dhe forcimin e subjektivitet ndërkombëtar përmes njohjeve të reja.