Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Britania e Madhe e interesuar për minierat dhe Brezovicën”

Ministri i Diasporës dhe i Investimeve Strategjike, njëherësh zëvendëskryeministër, Dardan Gashi, ka pritur ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruairi O’Connell, i cili ka deklaruar se janë të interesuar të investojnë në Kosovë, në fushën e minierave dhe në Brezovicë, thotë kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Gjatë vizitës, Gashi e ka informuar ambasadorin britanik për dy dikasteret: të Diasporës dhe të Investimeve Strategjike, dhe për këtë të fundit ka përmendur sfidat dhe përparësitë e investimeve të huaja në Republikën e Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Jemi të gatshëm t’ju mbështesim në prurjen e investitorëve në vendin tuaj, veçanërisht në fushën e minierave”, ka thënë ambasadori britanik.

“Kemi një diasporë të fuqishme, së cilës duhet t’i jepet më shumë hapësirë dhe ta kthejmë vëmendjen e investitorëve nga vendi ynë ”, ka thënë ministri Gashi.