Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur sot ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell, me të cilin ka biseduar për gjendjen e arsimit në të gjitha nivelet, si dhe mundësitë e bashkëpunimit, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
O’Connell tha se Britania e Madhe do të vazhdojë ta mbështesë arsimin, sidomos arsimin profesional, segment të cilit i është kushtuar rëndësi e madhe edhe deri më tani, pasi që lidhet drejtpërdrejt me zhvillimin ekonomik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBytyqi falënderoi ambasadorin O’Connell për ndihmën që vendi i tij i ka dhënë Kosovës që nga vitet e 90-ta e deri më tani, sidomos në sektorin e arsimit.
Duke folur për prioritetet e qeverisjes, Bytyqi tha se në programin qeveritar, rëndësi të madhe i është kushtuar arsimit dhe aftësimit profesional, por edhe arsimit universitar.
Bytyqi theksoi se MAShT-it i nevojitet shumë ndihma e Britanisë së Madhe në synimin për përmirësimin e gjendjes në arsim, sidomos në arsimin profesional, në mënyrë që rinia kosovare të fitojë shkathtësi dhe kompetenca për të qenë e përgatitur për tregun e punës në Kosovë e më gjerë.