Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Radikalët e Sheshelit e quajnë Rikallon mik të Kurtit

Partia Radikale Serbe (SRS) ka tërhequr vërejtjen sot se pas “vendimit të turpshëm të Beogradit që të mbështesë hyrjen e Listës Serbe në Qeverinë e kriminelit të luftës, Ramush Haradinaj” është veçanërisht ‘skandaloze’ zgjedhja e Nenad Rikallos ministër të Bujqësisë në atë qeveri, raporton agjencia serbe e lajmeve, FoNet, transmeton Koha.net.

Në kumtesë, sipas këtij burimi, Radikalët bëjnë me dije se Rikallo, siç e ka pranuar vetë, është mik i liderit të ekstremistit shqiptar Albin Kurti dhe se katër vjet ka qenë anëtar i Bordit të Fondacionit Soros, bashkë me Shpend Ahmetin, Ilir Dedën dhe “intelektualë të tjerë nga Prishtina”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nga këto arsye SRS pyet presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili gjatë fushatës parazgjedhore në Kosovë ishte prezantuar si “zëri dhe imazhi i Listës Serbe”, si do të mbrojë Rikallo interesat e popullit serb në Kosovë.

Posaçërisht është e turpshme se si Rikallo është arsyetuar dhe i ka bërë lajka popullatës shqiptare, meqë ai ndaj akuzave se nga fundi i viteve të nëntëdhjeta ka keqtrajtuar shqiptarët, është përgjigjur përmes një komunikate të cilën e ka publikuar në sajtin e ministrisë së tij vetëm në gjuhën shqipe, thekson SRS.

Radikalët pyesin kreun e shtetit të Serbisë se interesat e kujt i mbron Srpska Lista (Lista Serbe) dhe “përfaqësuesit e imponuar të serbëve, si Rikallo”, si dhe a është hyrja në qeverinë e Haradinajt edhe një hap drejt “rrumbullakimit të të ashtuquajturit shtet i Kosovës”, transmeton Koha.net raportimin e FoNet.