Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Krasniqi takohet me Merkelin

Ish-boksieri i njohur kosovar, Luan Krasniqi, është takuar me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Krasniqi ka bërë të ditur se në takimin me Merkelin është biseduar për tema të rëndësishme në veçanti për çështjet aktuale dhe zgjedhjet e ardhshme në Gjermani.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ish-boksieri thotë se e ka falënderuar Merkelin për ndihmën e dhënë Kosovës.

“Dje, pata kënaqësinë të marr pjesë në takimin e ftuar nga Bundeskancelarja gjermane Dr. Angela Merkel, sëbashku me personalitete të shquara të jetës politike, kulturore e sportive. U bisedua për tema të rëndësishme dhe në veçanti për çështjet aktuale e zgjedhjet e ardhshme për Bundestagun e Gjermanisë. Në kohën që Bundeskancelarja më dhuroi, biseduam ngohtësisht e hapur për disa aspekte aktuale me çrast shpreha falënderimin tim personal për mbështetjen që Dr. Merkel dhe Gjermania mike i dhanë Kosovës dhe popullit shqiptar gjatë tërë periudhës së qeverisjes së saj”, ka shkruar ai në Facebook.