Ndër vendimet e para të Haradinajt - edhe ai për të blerë telefona mobilë

Ndër vendimet e para të Haradinajt - edhe ai për të blerë telefona mobilë

18 shtator 2017 19:50

Kryeministri i ri i Kosovës Ramush Haradinaj po vazhdon avazin e atyre të mëhershmëve.

Zyra e Kryeministrit ka vendosur t’i shpenzojë 8 mijë euro për të blerë telefona mobilë.

Në dosjen e tenderit të publikuar në KRPP, Zyra e kryeministrit ka paraparë t’i shpenzojë këto mjete për blerjen e 14 telefonave mobilë.

Afati i fundit i dorëzimit të dosjeve nga kompanitë konkurrente do të jetë deri më 25 të këtij muaji, kurse kohëzgjatja e kësaj kontrate do të jetë vetëm 10 ditë.

Kompanitë gjithashtu duhet të kenë 10% të sigurisë së vlerës së kontratës.

Ndërkaq, kriteri për përzgjedhjen e fituesit do të jetë çmimi më i ulët.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

I zgjuari25/09/2017 13:41

O Gezim Ata qe i ceke ti nuk e kanë Thesarin e Shtetit per Vetësherbim. Politikanet po, keta janë ndytsira e Popullit.

Gezim19/09/2017 14:12

Pse mos te kene telefona mobil edhe zjarfikesit, motrat medicinale apo edhe kurilat ne shkollat fillore ? Nuk shof ndonje arsye pse ata qe kan aq shume para ti blejne vehtes telefona mobil me paret e atyre qe iu mohohet e njejta gje....

Shto koment

Të ngjashme