Haradinaj u kërkon falje gazetarëve për fyerjen që ua bëri Foto: Koha

Haradinaj u kërkon falje gazetarëve për fyerjen që ua bëri

18 shtator 2017 18:18

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ftuar në një takim të gjithë gazetarët që përcjellin aktivitetet e Qeverisë dhe të Kryeministrit të Kosovës, si dhe redaktorët në një pritje joformale.

Takimi, sipas ftesës dërguar mediave, kishte karakter bashkëbisedues me kryeministrin Haradinaj për të gjitha temat dhe interesimet e mediave, raporton Koha.net.

E gjatë këtij takimi, të cilin e bojkotuan shumë gazetarë e media për shkak të fyerjes që kryeministri Haradinaj u bëri gazetarëve ditë më parë duke i quajtur ata “të pashkollë”, ai shfrytëzoi rastin që të kërkojë falje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme