Arbëri

Franca e gatshme për financimin e projektit për trajtimin e ujërave të zeza në Kosovë

Descriptive Text

Ministri i Financave Bedri Hamza, ka pritur sot në takim ambasadorin e Francës në Kosovë Didier Chabert, me të cilin diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.

Në këtë takim gjithashtu u diskutua për implementimin e Marrëveshjes për hua në vlerën totale 66 milionë euro ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Francës, për financimin e Projektit të trajtimit të ujërave të zeza në Komunën e Prishtinës, Fushë-Kosovës dhe Obiliqit. Të dy palët u zotuan për të realizuar këtë projekt si storie e suksesit e cila do të nxit përfshirje më të madhe të kompanive franceze në Kosovë.

Hamza shprehi gatishmërinë e tij për vazhdimin dhe thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndër institucional. Në këtë kuadër ata u pajtuan për të organizuar vizita të ndërsjella të bizneseve të të dy vendeve.

Hamza gjithashtu e njoftoi ambasadorin Didier Chabert për prioritetet e Ministrisë së Financave dhe për hapat e ardhshëm që do të ndërmerr, si dhe ndër të tjera e njoftoi atë edhe për prioritet e Qeverisë dhe planin e adresimit të sfidave në fushën e ekonomisë për ruajtjen e rritjes ekonomike dhe ruajtjen e indikatorëve makro fiskal, si dhe për përkushtimin në fuqizimin e sektorit privat si bartës të rritjes ekonomike në vend.

Ndërsa, ambasadori francez Didier Chabert shprehi gatishmërinë e tij dhe të shtetit për vazhdimin e bashkëpunimit dhe ndihmës me Ministrinë e Financave, në fushat të cilat ofrojnë zhvillim dhe qëndrueshmëri makro-fiskale për Kosovën.