Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Der Spiegel” alarmon: Jo digë në Luginën e Vjosës, është mrekullia e fundit e Evropës

Në një artikull me titullin “Mrekullia e fundit blu e Evropës”, e përjavshmja gjermane “Der Spiegel” i ka kushtuar një shkrim Luginës së Vjosës, ku pritet të ndërtohet një digë e re.

Në këtë shkrim revista rendit një sërë arsyesh përse duhet mbrojtur ku habitat natyror që është ndër më të rrallët që mund të gjenden në kontinent. “Der Spiegel” shkruan se planet për ndërtimin e një dige pranë hidrocentralit në Poçem, kërcënojnë florën dhe faunën e pasur që jeton në këtë luginë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Gurët që vijnë nga malet dhe transportohen në Vjosë, përfundojnë si rërë në Adriatik.

Ky proces i patrazuar sipas Schiemer nuk ekziston askund tjetër në Europë, prandaj ndërtimi i një dige do të ndërpriste këtë lëvizje të materialeve, një proces që vijon prej miliona vitesh”, thuhet në artikull .

Revista gjermane i kujton Shqipërisë se si vend aspirant për në BE duhet te respektojë rregullat e bllokut për mos cenim të habitateve, që BE mbron nën Rrjetin Natyra 2000.

Profesori i Zoologjisë në Universitetin e Vjenës, Friedrich Schiemer thotë se “Vjosa është si një dhuratë nga Zoti, ku studiuesit mund të vëzhgojnë përbërjen e një lumi të egër, diçka e pamundur për t’u bërë në të tjera vende të Europës”.

Kompania turke Kovlu Energji, e cila synon të ndërtojë digën, ka paraqitur thjesht një test të kryer nga një firmë këshilluese private në Tiranë. Por për profesorin Schiemer dokumenti është thjesht “një karikaturë”, dhe përbëhet thjesht nga pasazhe të marra nga opinione ekspertësh të cilët nuk e njohin terrenin. Më tej shkrimi thekson se Shqipëria është një vend i korruptuar ku mund të zgjidhet gjithçka me ryshfet.

Image