Arbëri

Hasani: Ushtria duhet të përcaktohet me Kushtetutë e jo me ligj

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani në Rubikon të KTV-së theksoi se transformimi i FSK-së përmes ligjit nuk është i mundur.

Sipas Hasanit, kjo nuk mundet të bëhet pasi mandati i çdo ushtrie përcaktohet me Kushtetutë e jo me ligj.

“Problemi i mandatit është çka është objekt mbrojtje sepse nëse kjo sot bëhet kush garanton që nesër nuk e ndryshon edhe atë pjesë me ligj dhe e përdor për çështje të brendshme. Për këtë arsye nuk lejohet të ndryshohet”, ka thënë Hasani.

Tutje këshilltari i presidentit Thaçi, Ardian Arifaj thotë të jetë i befasuar më dëshirën e të tjerëve që të shohin konspiracion në iniciativën e Thacit.

“Ajo që është befasuese është skepticizmi dhe më shumë dëshira me pa konspiracion në këtë iniciativë”, ka thënë Arifaj.

E përball tij, deputetja Osmani i thotë se deklarata e ambasadës karshi iniciativës së Thaçit ishte e qartë.

Ajo tutje thotë se problemin kryesor nuk e sheh te problemet teknike të ligjit por te koordinimet.

Ligji do të mbetet në letër nëse vendi nuk e ka prapa partnerin ndërkombëtar, thotë Osmani.