Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani në Rubikon të KTV-së theksoi se transformimi i FSK-së përmes ligjit nuk është i mundur.
Sipas Hasanit, kjo nuk mundet të bëhet pasi mandati i çdo ushtrie përcaktohet me Kushtetutë e jo me ligj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Problemi i mandatit është çka është objekt mbrojtje sepse nëse kjo sot bëhet kush garanton që nesër nuk e ndryshon edhe atë pjesë me ligj dhe e përdor për çështje të brendshme. Për këtë arsye nuk lejohet të ndryshohet”, ka thënë Hasani.
Tutje këshilltari i presidentit Thaçi, Ardian Arifaj thotë të jetë i befasuar më dëshirën e të tjerëve që të shohin konspiracion në iniciativën e Thacit.
“Ajo që është befasuese është skepticizmi dhe më shumë dëshira me pa konspiracion në këtë iniciativë”, ka thënë Arifaj.
E përball tij, deputetja Osmani i thotë se deklarata e ambasadës karshi iniciativës së Thaçit ishte e qartë.
Ajo tutje thotë se problemin kryesor nuk e sheh te problemet teknike të ligjit por te koordinimet.
Ligji do të mbetet në letër nëse vendi nuk e ka prapa partnerin ndërkombëtar, thotë Osmani.