Objektiv parësor i Qeverisë Haradinaj është shndërrimi i Forcës së Sigurisë në Forcë të Armatosur. Por në kabinetin e kryeministrit nuk kanë treguar se cila do të jetë rruga e transformimit të FSK-së në ushtri-përmes ndryshimeve kushtetuese apo ndryshimeve ligjore, shkruan sot Koha Ditore.
Qeveritë e deritashme kanë dështuar ta ndryshojnë Kushtetutën për ushtrinë për shkak të refuzimit të Listës Serbe, pa votat e të cilëve nuk mund të bëhet transformimi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoOpozita ka thënë se mbështet çdo avancim të FSK-së, qoftë përmes Kushtetutës apo ligjit, duke kërkuar të njëjtën kohë që të shmanget ndikimi i Serbisë. Shndërrimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura vazhdon të jetë premtim i përvitshëm i qeveritarëve, por kanë munguar veprimet që ky zotim të përmbushet. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.