Ligji për “Trepçën”, i cili parasheh shndërrimin e ndërmarrjes në shoqëri aksionare, ku pjesën më të madhe të aksioneve i merr përsipër Qeveria e Kosovës, nuk është funksionalizuar ende, shkruan sot Koha Ditore.
Kjo pasi Qeveria, tash e një vit nuk e ka formuar Bordin Mbikëqyrës, i cili parashihet me dispozita ligjore, dhe i cili është parakusht për të vazhduar me përpilimin e Statutit dhe regjistrimin e ndërmarrjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrejtori menaxhues i “Trepçës”, Ahmet Tmava, ka shpjeguar se megjithëse formalisht ndërmarrja është nën menaxhimin e Qeverisë, ky menaxhim nuk është ende funksional pa implementimin e Ligjit, i cili e rregullon mënyrën e menaxhimit. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.