Arbëri

Ahmetaj: Nuk ka datë për liberalizim vizash, ajo varet nga BE

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj, ka thënë se Kosova e ka të përcaktuar drejt rrugën e saj për integrime evropiane.

“Institucionet e Kosovës, janë mjaft të përkushtuara për integrimet evropiane. Sot në Kuvendin e Kosovës, pati debat për agjendën evropiane dhe kjo tregon përkushtimin për rrugëtimin tonë”, ka thënë ajo në një intervistë për transmetuesin publik.

Sipas saj çështja e liberalizmit të vizave është shumë e rëndësishme për Kosovën dhe qytetarët e saj. “Detyrat tona kanë të bëjnë me çështjet teknike, pjesa tjera varet prej 28 shteteve dhe institucioneve të saj. Nuk duhet që të flasim për data pasi që varet nga BE-ja”, ka thënë ajo.

Ahmetaj e ka vlerësuar pozitiv edhe rënien e numrit të azilkërkuesve kosovar në vendet e BE-së.
“Kosova më nuk është në mesin e 10 shteteve që qytetarët e saj kanë kërkuar azil në Bashkimin Evropian”, ka thënë ajo.
Sipas saj nuk duhet harruar se edhe këtë vit në disa shtete të rëndësishme evropiane do të mbahen zgjedhjet, si në Gjermani, Francë etj.

“Nga përvoja që kam dhe kontaktet që i kam me Brukselin do të bëj të çdo gjë që Kosova të ec drejt integrimeve evropiane. Kosova dhe populli i saj kanë synim integrimin evropian dhe anëtarësimin në NATO’, ka thënë ajo.