Arbëri

Presidenca thotë se nuk konsultohet me Serbinë për Ushtrinë e Kosovës

Presidenca thotë se nuk konsultohet me Serbinë për krijimin e ushtrisë. Dhe, nëse kjo pritej atëherë po, është hap i njëanshëm.

Kështu u shpreh për Rubikon të KTV-së këshilltari i presidentit Thaci, Ardian Arifaj.

Sipas tij, Kosova nuk mund të mbetet peng i politikës së Beogradit.

“Nëse pritet që të konsultohemi me Serbinë dhe Beogradin për krijimin e ushtrisë atëherë vërtet është hap i njëanshëm”, ka thënë Arifaj.

“Nuk kemi pse të mbetemi peng i politikës së Beogradit për një çështje si krijimi i ushtrisë. Në anën tjetër, jo vetëm Presidenti por edhe liderët tjerë nuk e kanë fshehur aspiratën për kalimin e FSK-së në ushtri të Kosovës”, ka thënë tutje ai.

Nuk është lajm që vjen prej qiellit, thotë Arifaj.

“Nuk është urgjencë dhe nuk kuptoj pse po merret si i tillë”, ka thënë ai.