Arbëri

Çitaku impresionohet se sa shumë di për Kosovën vajza e Trumpit

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, është takuar me Ivanka Trump, vajzën e presidentit amerikan Donald Trump, sot gjatë ditës në një ndejë të Shtëpisë së Bardhë për Ditën e Gruas.

Ajo thotë të jetë impresionuar se sa shumë di vajza e presidentit Trump për Kosovën.

{gallery}

“Bisedë e mrekullueshme me Ivanka Trump sot në drekën zyrtare në Shtëpinë e Bardhë për Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Jam impresionuar që dëgjova se sa shumë vajza e parë di për Kosovën”, ka shkruar Çitaku në Facebook.