Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në një intervistë dhënë televizionit publik, ka folur për raportet që duhet ti ketë Kosova me Serbinë.
Thaçi tha se kjo është faza finale në procesin e dialogut me Serbinë.
Dialogu me Serbinë, sipas tij, e ka pasur efektin dhe i gjithë procesi duhet të përfundojë me njohjen e Kosovës nga shteti i Serbisë.
Ai tha se dialogu me Serbinë ka ndryshuar edhe situatën në pjesën në veri të Kosovës, duke përmendur doganierët në veri, mbajtjen e zgjedhjeve dhe siç tha ai, ka mbetur integrimi i sistemit të drejtësisë.
"Është një fazë e re me përmbyllje historike të këtij procesi pas një konflikt për më shumë se 100 vjeçar në përmasa gjenocidiale", tha Thaçi.
Sipas tij, procesi i dialogut është një proces jo i lehtë dhe i ndjeshëm dhe se Kosova do ta realizojë aspiratën e vet si shtet i pavarur dhe sovran.