Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hamza njoftoi O’Connell për planin në fushën e ekonomisë

Ministri i Financave Bedri Hamza, ka pritur sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe Ruairi O’Connell, me të cilin diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.

Me këtë rast Hamza duke shprehur gatishmërinë e tij për vazhdimin dhe thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndër institucional, e vlerësoj lartë ndihmën gjithëpërfshirëse të Britanisë së Madhe ndaj Kosovës. Më tutje Hamza e informoj Ambasadorin për hapat e ardhshëm që do të ndërmerr dhe prioritetet e Ministrisë së Financave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hamza gjithashtu e njoftoi ambasadorin Ruairi O’Connell për prioritet e Qeverisë dhe planin e adresimit të sfidave në fushën e ekonomisë për ruajtjen e rritjes ekonomike dhe ruajtjen e indikatorëve makro fiskal, si dhe për përkushtimin në luftimin e ekonomisë joformale.

Ndërsa, ambasadori Ruairi O’Connell shprehi gatishmërinë e tij dhe të shtetit që ai përfaqëson në ofrimin e ndihmës dhe bashkëpunimit me Ministrinë e Financave në fushat të cilat ofrojnë qëndrueshmëri makro-fiskale dhe zhvillim për Kosovën.