Vetëvendosje kërkon zbardhjen e vdekjeve në QKUK

Vetëvendosje kërkon zbardhjen e vdekjeve në QKUK

15 shtator 2017 14:10

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar zbardhjen e vdekjeve që kanë ndodhur ditëve të fundit në QKUK.

Deputeti i kësaj partie, Sami Kurteshi,gjatë një konference për media ka shprehur shqetësimin lidhur me këto raste, duke thënë se nga e gjithë kjo duket qartë se neglizhenca e personelit ka arritur gati në nivelin e krimit.

“Tani rreziku është edhe më i madh ngase gazi veçse është futur në sistem. QKUK sikurse çdo institucion tjetër si policia, burgu etj., e ka jetën të sigurt”, ka thënë ai, transmeton kp.

Ndërsa Fatmire Mulhaxha-Kollqaku tha se për rastet e fundit në QKUK faji kryesor bie mbi menaxhmentin e këtij institucioni shëndetësor.

“Thuhet se nuk bëhet fjalë për faktorin njeri, porse këtu është përgjegjës kryekëput faktori njeri”, tha ajo.

Mulhaxha ka kërkuar të zbardhen këto raste sa më shpejt dhe të sqarohet se si është lejuar një kompani e pa licencuar ta fusë gazin në QKUK.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme