Koci: Shehri i Prishtinës ka fol keq për Rikallon

Koci: Shehri i Prishtinës ka fol keq për Rikallon

15 shtator 2017 13:45

Avokati Arianit Koci në një postim në Facebook ka thënë se dëshmitë ndaj ministrit Nenad Rikallo janë bazë e fortë për të filluar hetimet ndaj tij nëse ka qenë në radhët e paramilitarëve që kanë keqtrajtuar banorët e “Dardanisë” në Prishtinë.

Koci ka thënë se në vitet ’90 qytetarët e Prishtinës kanë njohur disa serbë që kanë kontribuar për Prishtinën, por sipas tij, ata kanë folur keq për Rikallon.

“I njoh edhe serbët e Prishtinës. Të mirët që janë shumicë, dhe ata që e kanë keqpërdorë kohën e para dhe të luftës, me kryer vepra më të rënda penale.Ti kthehemi ministrit Rikallo. Pēr ministrin kam dëgjuar fjalë jo të mira”, ka shkruar Koci.

“Dorën në zemër, nuk jam dëshmitar okular në asnjë veprim penal të Rikalos.
Por, shehri ka folë. E kurrë ky shehri i im, nuk ka fol keq për Banën, asistentin në Fakultet të Edukatës Fizike gjatë viteve të 90-ta. Nuk ka folë keq as për Çejën. Nuk ka folë keq për Dejanin apo Sashën. Por, ka folë për Rikalon”, ka shtuar avokati.

Koci në këtë postim ka thënë se fjalët e qytetarëve nuk duhet të shërbejnë si dënim ndaj ministrit, por mund të shërbejnë si prova për hetim ndaj tij.

“Ka folë keq edhe për Boshkon dhe Grbën. Ka folë keq edhe për Maren. Sidoqoftë, fjalët e çarshisë nuk janë bazë për dënim të ministrit, por janë bazë e fortë juridike, për hetim. E sa i përket vet ministrit Rikalo, ai ka përgjegjësi morale të deklarohet. Nëse eventualisht shkon rasti në gjykatë, ai mund të mbrohet në heshtje. Mund edhe të jetë i pafajshēm. Por, para opinionit publik, si ministër, ai ka obligim moral të deklarohet. Nuk mund të mbrohet në heshtje par qytetarëve, ministër i të cilëve është”, ka shkruar Koci.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Kolegu21/09/2017 10:21

E ka njet me u marr me politik se kta qe dojn me u marr me politik dalin dhe kritikojn ne gjdo kend dhe per secilin vetem me u ndegju zani i tynve.Edhe pse shumica dalin te paverteta me rendesi me u shfaq ne ekran apo gazet apo portale.Ky lloj i njerzve nuk ka etik njerzore ,nuk i vjen keq qe po plason nje dezinformate.Kesi lloj politikanesh kemi per momentin.

Shto koment

Të ngjashme