Zëvendës-Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka nisur vizitën e tij të parë zyrtare jashtë vendit, në Shqipëri.
Pas takimit me Ministrin e Jashtëm të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati, ku u dakorduan për hapjen e misioneve të përbashkëta diplomatike, Pacolli u takua me kryeministrin Edi Rama, të cilët bashkë u dakorduan për mbledhje të përbashkët të dy Qeverive, më 27 nëntor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëtë lajm, e ka bërë të ditur Pacolli përmes një postimi në Facebook:
‘Kufij europian midis Kosovës dhe Shqipërisë; Mbledhja e përbashkët e dy qeverive në Korçë me 27 nëntor, pak para festës së madhe të shqiptarëve - sapo u dakorduam me Kryeministrin Rama”, ka shkruar Pacolli.