Arbëri

Haradinaj: Nëse Serbia e respekton Kosovën, edhe Kosova do ta respektojë Serbinë

Descriptive Text

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka deklaruar se kryetari serb Aleksandar Vuçiq ka bërë me mend që propozoi dialog të brendshëm në Serbi për Kosovën dhe ka shtuar se një dialog i tillë është i nevojshëm edhe në Kosovë. Ai ka shtuar se është me rëndësi që ketë respekt ndërmjet Beogradit e Prishtinës, transmeton Koha.net.

“Nëse Beogradi e respekton Kosovën, unë jam i gatshëm ta respektoj Beogradin e Serbinë dhe gjithë vlerat e popullit serb. E ajo që është reale është pavarësia e Kosovës”,ka thënë Haradinaj në intervistën e TV Palma plus duke shtuar se është mirë që populli të flasë në mes vetes.

"Që nga viti 1999 Kosova ecën rrugës së vet, e ajo është Republika e pavarur e Kosovës . Qëllimi ynë është anëtarësim në BE, në Kombet e Bashkuara dhe në NATO”,ka theksuar Haradinaj.

Duke folur për formimin e Asociacionit të Komunave serbe, Haradinaj tha se formimi do të bëhet në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës

"Aktualisht nuk di dallimet deh nuk jam marrë me të. AKS është diçka që ish- kryeministri i Kosovës e ka nënshkruar në Bruksel , por Gjykata Kushtetuese e ka kontestuar atë”, ka thënë Haradinaj.