Arbëri

Rusia e kënaqur që çdo çështje e Kosovës do të zgjidhet me mendimin e serbëve

Partia politike e kryetarit rus Vladimir Putin, Rusia Unike, e ka përkrahur sot Listën Serbe dhe përpjekjet e saj që duke vepruar në institucione të Kosovës të luftojë për të drejtat dhe përmirësimin e pozitës së popullit serb në Kosovë, thënë kumtesa e kësaj partie që e përcjellin mediet serbe, transmeton Koha.net.

Në takimin e kryetarit të Listës Serbe Goran Rakiq dhe drejtorit të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Marko Gjuriq me delegacionin e Rusisë Unike në Moskë, të cilin e ka udhëhequr zëvendëssekretari i Këshillit të Përgjithshëm i kësaj partie Sergej Zheleznjak, pala ruse ka theksuar se uniteti i arritur politik serb duhet të konfirmohet edhe në zgjedhjet lokale.

"Rusia respekton politikën e Serbisë në Kosovë. Më vjen mirë që Lista Serbe ka përforcuar pozicionet e veta dhe që të gjitha çështjet e Kosovës do të zgjidhen me mendimin e popullit serb. Kjo është mundësi e madhe për përmirësimin e pozitës së serbëve në Kosovë. Për këtë arsye edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale, Rusia Unike ofron përkrahje të plotë për Listën Serbe që këtë luftë ta vazhdojë me kapacitetin e plotë”, citon rtv të ketë thënë Zheleznjak.

Gjuriq në takim ka theksuar se për herë të parë nga viti 1999, Qeveria e Kosovës varet nga votat e serbëve dhe sipas ti, ky është shans për përmirësimin e pozitës së serbëve dhe mbetjen e tyre në Kosovë.

Rakiq ka falënderuar kolegët rusë për përkrahjen e palëkundur duke theksuar se lidhjet e forta me Federatën e Rusisë është janë inkurajim dhe nxitje e madhe për popullin serb dhe e ka ftuar Zheleznjaktu t’i vizojë serbët në Kosovë .

"Ky takim është dëshmi e lidhjeve të pashkëputshme të popullit serb e rus. Jemi shumë falënderues për përkrahjen Listës Serbe dhe popullit serb në Kosovë. Do ta zhvillojmë bashkëpunimin ndërpartiak rajonal në të ardhmen”, ka thënë, Rakiq.